Menu

Rama mbjell pemë në Elbasan: Mjedisi prioritet kryesorë i qeverisë

imagesELBASAN- I shoqëruar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka, si dhe nga kryetari i Bashkise së Elbasanit Qazim Sejdini, Kryeministri Rama ka nisur në Krastë  pyllëzimin me fidanë të rinj. Është një iniciativë e Ministrisë së Mjedisit të cilës i janë bashkuar edhe shumë të rinj. Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit mbollën në mënyrë simbolike fidanë në këtë zone, e quajtur nga vendasit si mushkëria e qytetit.

Kryeministri tha se kultivimi i fidanëve i mbështetur nga fondi për zhvillim i qeverisë turke që do të prodhojë gjysëm milioni fidanë në vit, pyllëzimi dhe landfilli për përpunimin e mbetjeve janë tre prioritetet kryesore të qeverisë për përmirësimin e mjedisit.

Më pas Kryeministri Edi Rama vizitoi stadiumin e qytetit të Elbasanit. Kryeministri vërejti gjendjen jo të mire, ndërsa premtoi akordimin e një fondi për kthimin në një stadium me standarte.

Komente :